Vendi që nuk raportoi asnjë rast me Covid-19 që nga qershori

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 07:06 | Nga Ekonomia Online

Zona e nxehtë e koronavirusit në Australi, ka raportuar zero raste pozitive, për herë të parë që nga qershori, një ditë pasi shteti njoftoi për vonimin e heqjes së kufizimeve për shkak të disa rasteve të reja në Melbourne.

5 milionë banorë të Melburnit, kryeqyteti i Victorias, kanë qenë nën masa strikte të mbylljes që nga korriku për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit, duke i mbyllur bizneset dhe duke kufizuar lëvizjes e njerëzve, shkruan Reuters.

Vendi sapo po dilte nga vala e dytë e infektimeve, pasi mbyllja ndihmoi që numrat të bien në zero nga 700 sa ishin në gusht.

Australia ka shënuar 27.500 të infektuar me COVID-19, shumë më pak se disa vende të zhvilluara.

Victoria, e cila ka rreth 90 për qind të 905 vdekjeve, nuk ka shënuar asnjë të vdekur në 24 orët e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme