Për të gjitha vajzat imazhi është i rëndësishëm, por për ato të njohurat, edhe më shumë. Nëse ne të tjerat mund t’i fshijmë me një veprim të shpejtë fotot ku nuk na pëlqen vetja, personazhet publikë, nuk mund t’i zhdukin videot dhe fotot e realizuara në programe televizive apo aktivitete të ndryshme. Për këtë arsye, më shumë sesa kurrë, ato duan të jenë të përsosura dhe për këtë arsye, vajzat e tjera, ndjekin shpesh zgjedhjet e tyre për produktet e bukurisë, artistët e makeup-it, apo studiot e stilimit të flokëve…
Nëse jeni kureshtare, duam t’ju tregojmë një vend të ri në Tiranë, që po e zgjedhin gjithmonë e më shumë vajzat e njohura të televizionit dhe blogger-et e fashionistet më në zë të qytetit. Është Class Studio by Alketa Vejsiu.
Që kur u hap në mars të vitit 2015, kjo studio e re makeup-i dhe stilimi flokësh, me një staf profesionistesh, produktet më të mira të markave ndërkombëtare dhe shërbimin më të këndshëm që një vajzë mund të marrë në një ditë të veçantë apo të zakonshme të jetës së saj, që gjithsesi bëhet e veçantë pas një trajtimi që i bën mirë imazhit dhe shpirtit, krahas vajzave të reja dhe zonjave të hirshme që sot janë bërë kliente besnike, pati edhe kliente VIP.
Elhadia Dani është një prej klienteve të ditëve të para të këtij salloni. Pamja e saj në klipin e këngës që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision është realizuar pikërisht në Class Studio dhe ende ajo zgjedh Class.
Pak në kërkim të standardit që garantonte një biznes i Alketa Vejsiut, pak në kërkim të makeup artistes së Top Channel, Erjonës, që tashmë ia ka kushtuar talentin e saj Class-it, personazhe që dikur janë grimuar prej saj, apo të tjera që u ka pëlqyer grimi i tyre, nisën të vizitonin këtë studio. E megjithëse në këtë sallon ka pasur gjithmonë kliente VIP, viti i fundit ka sjellë një fluks të vërtetë të vizitave të tyre.
Marina Vjollcën e kemi parë për herë të parë nuse, në sfilatën e Class, pikërisht me pamjen e realizuar nga stafi i Class Studio-s.
Modelet Andonia Dobi, Dorina Gegiçi, Oriola Marashi, Amina Shena, Alesia Noka etj. kanë shkëlqyer në setet dhe sfilatën e Class apo aktivitete të tjera mode, pikërisht me pamjen e realizuar nga kjo studio.
Armina Mevlani zgjodhi Class Studio për pamjen e saj elegante në darkën private të ditëlindjes në qershor, si e tregojnë fotot e Orsolës së Class Photography.
Vanesa Gjini, blogeria me sy të kristaltë është kliente e përhershme e kësaj studioje, ku realizon pamjet e saj për evente apo aktivitetet e ndryshme si blogger-e.
Eneda Tarifa, Olta Gixhari, Beatrix Ramosaj, janë disa nga personazhet e tjera shumë të njohura që kanë zgjedhur Class Studio për pamjen e tyre në evente të rëndësishme. Sigurisht në Tiranë nuk mungojnë studiot profesionale dhe makeup artistët apo hairstylist-ët e talentuar, por Class makeup studio ka vendosur të diferencohet me një karakteristikë që ju do e dallonit edhe vetë në pamjen e këtyre personazheve të njohur.
Përmes teknikave dhe produkteve më të fundit të një cilësie maksimale, profesionistet e kësaj studioje i japin çdo portreti në përputhje me tiparet dhe eventin, atë pamjen e pakohë Class, që nuk del kurrë nga moda.
Për çdo kliente, profesionistet e Class përshtasin grimin dhe flokët me personalitetin e saj dhe me eventin ku do të marrë pjesë. Të paktën 1 h e 30 min shpenzon makeup artistja me grimin e një klienteje duke realizuar një punë të pastër kreative, duke përshtatur çdo trajtë, nuancë, linjë dhe ngjyrë me tiparet e saj, veshjen, deri dhe dekorin dhe ndriçimin e aktivitetit ku do të marrë pjesë.
Olta Gixharit i janë përshtatur në eventin e Opinion sfumaturat e grimit dhe valëzimet e flokëve me natyrën eskpresive dhe sensuale. Beatrix Ramosajt i janë theksuar sytë shprehës dhe tiparet simetrike me ngjyrat e tokës. Eneda Tarifës i është ruajtur në çdo rast natyra shprehëse duke transformuar imazhin casual në një pamje shumë të kuruar.
Ndërkohë, idetë dhe frymëzimi në Class Studio nuk resht…Alketa Vejsiu, normalisht, besnike e studios që mban emrin e saj, vjen gjithmonë e freskët me pamjet e realizuara në këtë studio, duke u dukur, çdo herë, sikur ka gjetur imazhin e përsosur duke qenë që në këtë studio çdo pamje synon të jetë e përkryer, përndryshe nuk do të realizohej.
Dhe asnjë nga klientet nuk humb personalitetin e saj nën grimin dhe modelin e flokëve të Class, por ato i përshtaten asaj dhe arrihet të nxirret më e bukura nga tiparet origjinale. Një kliente e Class Studio-s nuk është një grua e nënshtruar ndaj një grimi standard, është një grua e kënaqur me pamjen e saj.