Vendimet e fundit të KQZ-së, Osmani adresim në Facebook

Prishtinë | 23 Jan 2021 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, do të adresohet në Facebook lidhur me vendimet e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

“Në orën 18:00, u.d. Presidentja Vjosa Osmani do ta ketë një adresim në profilin e saj zyrtar në Facebook”, në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe procesin e certifikimit të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit”, thuhet në njoftim.

Dje KQZ’ja mori vendim për të mos i verifikuar tri parti politike për shkak që të ato nuk I zëvendësuan kandidatët që janë të dënuar me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit.

Kështu LVV’ja, AAK’ja dhe Nisma Socialdemokrate, nuk morën mbrëmë dritën jeshile për të kandiduar në zgjedhjet 14 shkurtit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme