Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 26 shkurt 2020, Gjykata Kushtetuese e
Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe vendosi për kërkesat: 1. KO 203/19; 2. KI 188/19; 3. KI 192/19; 4. KI 206/19; 5. KI 231/19 dhe 6. KI 109/19.
Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve të Gjykatës (tekstet e plota të aktvendimeve dhe të aktgjykimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):
- Vendim për vazhdimin e masës së përkohshme Lënda: KO 203/19 Parashtrues: Avokati i Popullit Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së neneve 2 (paragrafi 3), 5 (paragrafi 1, nënparagrafi 1. 2, dhe paragrafi 2), 10 (paragrafët 1 dhe 2), 11, 14 (paragrafi 5), 15 (paragrafët 4 dhe 6), 17 (paragrafi 7), 31 (paragrafi 3), 32 (paragrafi 5), 33 (paragrafi 5), 34 (paragrafi 16), 35 (paragrafi 6), 37 (paragrafi 5), 38 (paragrafi 7), 39 (paragrafi 11), 40 (paragrafi 12), 41 (paragrafi 6), 42 (paragrafët 10 dhe 11), 43 (paragrafi 13), 44 (paragrafi 4), 48 (paragrafi 9), 49 (paragrafi 6), 52 (paragrafi 7), 54 (paragrafi 6), 67 (paragrafi 11), 68 (paragrafi 8), 70 (paragrafi 8), 71 (paragrafi 8), 75, 80 (paragrafi 4), 83 (paragrafi 18) dhe nenit 85 të Ligjit nr. 06/L- 114 për Zyrtarët Publik, të shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, më 11 mars 2019, dhe që hyri në fuqi gjashtë (6) muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare.
Parashtruesi i kërkesës pretendonte se nenet e kontestuara nuk janë në pajtueshmëri me paragrafin 2 të nenit 132 [Roli dhe kompetencat e Avokatit tëPopullit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në kërkesën e tij, parashtruesi gjithashtu kërkoi që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e menjëhershëm të dispozitave të kontestuara, të cilën kërkesë Gjykata e miratoi pas shqyrtimit të parë, më 19 nëntor 2019. Kërkesa bazohej në paragrafin 2, nënparagrafin 1, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] dhe në paragrafin 2, të nenit 116 [Efekti juridik i vendimeve] të Kushtetutës, në nenet 22, 27, 29 dhe 30 të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullat 32, 56 dhe 57 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
2. Gjykata, pa paragjykim ndaj pranueshmërisë ose meritave të kërkesës, në pajtim me nenin 116.2 të Kushtetutës, me nenin 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 57 të Rregullores së punës: I. TA VAZHDOJË masën e përkohshme të vendosur me Vendimin për masë të përkohshme në rastin KO 203/19, të datës të 19 nëntor 2019, deri më 28 prill 2020;
II. TA VAZHDOJË PEZULLIMIN e zbatimit në tërësi të Ligjit nr. 06/L-114 për
Zyrtarët Publikë në kohëzgjatje të përcaktuar në pikën I;
- Aktvendim Lënda: KI 188/19 Parashtrues: Saranda Nimani Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë [C. nr. 61/2008], të datës 14 maj 2019, me të cilin parashtruesja pretendonte t’i jenë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 47 [Kërkesa individuale], 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
- Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 47
të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (1)(b) të Rregullores së
punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
- Vendim Lënda: KI 192/19 Parashtrues: Naser Shala Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [CA.nr. 1802/2019], të datës 6 maj 2019, me të cilin, sipas pretendimeve të parashtruesit, janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet: 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], 46 [Mbrojtja e pronës], 49 [E drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit] dhe 53[Interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenet 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 (Mbrojtja e pronës) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kërkesa bazohej në nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenin 47 të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 të Rregullores së punës së Gjykatës
Kushtetuese.
- Gjykata, në pajtim me neni 113.7 të Kushtetutës, me nenet 22.4 dhe 48 të Ligjit për
Gjykatën Kushtetuese, dhe me rregullat 29 dhe 35 (5) të Rregullores së punës,
vendosi të refuzojë kërkesën.
- Aktvendim
3 Lënda: KI 206/19 Parashtrues: Mladen Nikolić Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Gž.nr. 659/2017], të datës 21 maj 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i ishin shkelur të drejtat e tij në kundërshtim me nenet 478, 479 dhe 480 të Ligjit nr. 03/L-006 për Procedurën Kontestimore.
Parashtruesi i kërkesës nuk ka qartësuar saktësisht se, cilat të drejta dhe liri
themelore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pretendon t’i jenë cenuar përmes aktvendimit të kontestuar.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e
autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
- Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 48 të Ligjit për
Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (1)(d) të Rregullores së punës, vendosi se
kërkesa është e papranueshme.
- Aktvendim
Lënda: KI 231/19 Parashtrues: NSH “KOSOVA-EXPORT”
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, [AC-I-15-0212-A0001], të datës 22 gusht - Parashtruesi i kërkesës pretendonte se, me këtë aktgjykim i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 3 paragrafi 1 [Barazia para ligjit], nenin 7 [Vlerat], nenin 24 paragrafi 1 [Barazia para ligjit], nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], nenin 54 paragrafi 1 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] dhe
me nenin 102 paragrafi 3 [Parimet e përgjithshme të sistemit gjyqësor] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
- Kërkesa bazohej në nenet 21.4 dhe 113.7 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 27 [Masat e përkohshme] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L- 121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe
përgjigjeve] dhe 56 [Kërkesa për masë të përkohshme] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
- Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 27.1 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, dhe të rregullave 39 (2) dhe 57 (1) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
- Aktvendim
Lënda: KI 109/19
Parashtrues: Mehmet Qerimi
4. Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës së Supreme të Kosovës [Pml.nr.5/19], të datës 22 janar 2019, me të cilin parashtruesi pretendonte shkeljen e të drejtave të tij të garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] dhe nenin 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e
autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 47 [Kërkesa individuale], 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 49 të Ligjit për
Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (1)(c) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.