Presidenti amerikan, Donald Trump ka lëshuar urdhër që ndërtesat e ardhshme federale duhet të jenë “të bukura” dhe mundësisht të ndërtohen në stil klasik grek, romak apo të ngjashëm.
Në këtë urdhër ekzekutiv potencohet se shumë ndërtesa federale reflektojnë dizajne “brutale” të shekullit të kaluar.
Aty është thënë se ndërtesat e reja qeveritare duhet të duken sikurse ndërtesat e pëlqyera amerikane, duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë.
Ndonëse tradicionalistët mund ta mirëpresin këtë vendim, shumë të tjerë janë të pakënaqur.
Instituti Amerikan i Arkitektëve ka thënë se “kundërshton ashpër” këtë iniciativë.
Sipas këtij instituti, komunitetet “duhet të kenë të drejtë dhe përgjegjësi për të vendosur vetë se çfarë dizajni iu përshtatet”.
Drafti i parë i këtij urdhri është bërë publik në shkurt të këtij viti, në të cilin është përmendur se duke bërë disa përjashtime, qeveria “ka ndaluar së ndërtuari ndërtesa të bukura’.