Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe, Hasani: Po dëmtohet shtetësia e Kosovës

Prishtinë | 24 Dhj 2024 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka vlerësuar si të gabuar vendimin e KQZ-së për të mos e certifikuar Listën Serbe.

Ai ka bërë me dije se anëtarët e KQZ-së duhet ta kuptojnë natyrën e shtetit të Kosovës.

Hasani ka deklaruar se patriotizmi i shtetit të Kosovës nuk duhet të jetë etnik, por kushtetues.

Në të kundërtën, sipas tij, dëmtohet shtetit i Kosovës.

“Duhet të kuptohet natyra e shtetit të Kosovës edhe ata persona që janë në KQZ edhe çdokush tjetër. Definimi i shtetit dhe patriotizmi i shtetit të Kosovës nuk duhet të jetë etnik, duhet të jetë kushtetues, përndryshe shkojmë në rrugë të këqija, e dëmtojmë rrugën e Kosovës, jemi duke e dëmtuar seriozisht shtetësinë e Kosovën edhe në planin e jashtëm edhe në atë të brendshëm”, ka thënë Hasani në emisionin “Interaktiv” të KTV-së.

Ai ka bërë me dije se Lista Serbe do ti ndjek rrugët tjera ligjore për tu regjistruar.

Të ngjashme