Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese që shfuqizon nenin e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme për zëvendësimin e deputetëve sipas gjinisë, ka bërë që KQZ-ja të rishqyrtojë edhe një herë rekomandimet për kandidatët e radhës për deputetë.
Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ëhstë vendosur që nga Lëvizja Vetëvendosje deputetë do të jenë Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli, të cilët do të zëvendësojnë dy deputetë që u bënë ministra.
Në vend të Mustafës dhe Dugollit, në fillim ishin Yllza Hoti e Gresa Bytyqi, të cilat kishin hyrë për shkak të kuotës gjinore.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët do t’i zëvendësojnë deputetët që u bënë ministra, nga Lëvizja Vetëvendosje janë: Enver Haliti, Shqipe Isufi, Mirsad Shkreta, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Jahja Kokaj, Hudajet Hyseni Kaloshi, Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli.
Kurse po me vendim të KQZ-së nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Shemsedin Dreshaj, do të zëvendësojë Daut Haradinaj.
Njoftimi i plotë i KQZ-së:
1. Kandidat i radhës që pason në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, është z.Shemsedin Dreshaj, i cili do të zëvendësojë z. Daut Haradinaj.
2. Kandidatët e radhës që pasojnë në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik “LËVIZJA VETËVENDOSJE!”, janë: z.Enver Haliti, znj.Shqipe Isufi, z.Mirsad Shkreta, z.Gramos Agusholli, z.Alban Bajrami, z.Jahja Kokaj, z.Hydajet Hyseni Kaloshi, z.Ekrem Mustafa dhe z.Enver Dugolli. Këta kandidatë do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm znj.Donika Gërvalla-Schëarz, z.Hekuran Murati, z.Arben Vitija, znj.Arbërije Nagavci, z.Hajrulla Çeko, z.Liburn Aliu, z.Faton Peci, z.Xhelal Sveçla dhe znj.Rozeta Hajdari.
3. Kandidate e radhës që pason në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik “NOVA DEMOKRATSKA STRANKA-NDS”, është znj.Samra Ilijaz, e cila do të zëvenësojë znj. Emilija Redžepi.
4. Kandidat i radhës që pason në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik “INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS – IRDK”, është z.Fridon Lala, i cili do të zëvendësojë z. Elbert Krasniqi.
5. Kandidat i radhës që pason në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik “KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP”, është z.Enis Kervan, i cili do të zëvendësojë z. Fikrim Damka.