Vendimi për lirimin e tarifave, noterët i reagojnë ashpër Albulena Haxhiut

Prishtinë | 29 Kor 2022 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Ditë më parë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nënshkroi udhëzimin e ri administrativ, nëpërmjet të cilit u ulën tarifat noteriale.

Oda e Noterëve të Kosovës, në një reagim publik e ka vlerësuar aktin një “vendim të ngushtëm” të ministres Haxhiu.

Nuk ka dyshim se zvogëlimi i tarifave noteriale do të ndikoj në zvogëlimin e numrit të të punësuarve dhe stafit ndihmës, gjithashtu kjo zbritje do të ndikoj edhe në të ardhurat e atyre të cilët do të vazhdojnë të punojnë në zyrat noteriale, ngase të gjitha shpenzimet rreth zyrave noteriale përfshirë edhe stafin, si të vetmin burim hyrje i kanë këto tarifa tani të ulura”, thuhet në reagim.

“Nënshkrimin e këtij udhëzimi me ulje të tarifave noteriale pas 10 viteve punë, kur të gjitha shërbimet dhe kostot tjera për këtë periudhë janë rritur, e konsiderojmë të ngutshëm, të pa analizuar mirë dhe të pa mbështetur në analizat dhe raportet ndërkombëtare të prezantuara në grupet punuese”, thuhet më tutje.

Ministrja Haxhiu ka thënë se me udhëzimin e ri pamundësohet tarifimi i vërtetimit të dokumenteve që ruhen në dosjen e aktit noterial me çka ulen dukshëm shpenzimet e palës pranë noterit.

Të ngjashme