Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot kanë mbajtur një takim me kryetaren e Parlamentit të Studentëve Arietë Bajrami, ku është diskutuar për shqetësimet e studentëve lidhur me Vendimin nr. 3/910, datë 27.12.2017 e Këshillit Drejtues për lartësinë e bursës universitare.
Këshilli Drejtues ka siguruar kryetaren e Parlamentit të Studentëve dhe ka shprehë gatishmëri që në mbledhjen e radhës e cila është e planifikuar të mbahet ditën e enjte
”Me datë 11.01.2018, ta rishqyrtojë vendimin nr. 3/910, datë 27.12.2017 për lartësinë e bursës dhe të reflektoj pozitivisht në ndryshimin e tij, prandaj kërkon nga studentët dhe grupe të caktuara që mos ta keqpërdorin Universitetin e Prishtinës për realizim të interesave të caktuara”, thuhet në komunikatën e dërguar.