Ambasada Amerikane, nëpërmes një deklarate publike, ka shprehur keqardhjen për vendimin e sotëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i cili zbaton urdhrat e Gjykatës Supreme për ricertifikimin e kandidatëve të diskualifikuar më parë, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet.
Ambasada thotë se kupton vendimin e KQZ-së për t’i kthyer të 89 kandidatët e diskualifikuar si kundërpërgjigje vendimit të Gjykatës.
“Megjithatë, na vjen keq që rezultati i këtij vendimi zhbën punën e shkëlqyeshme të KQZ-së dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të zbatuar ndalesën e paraparë me Ligjin për Zgjedhje për moslejimin e kandidimit të kandidatëve të dënuar për vepër penale”.
Ambasada e ShBA-së vazhdon të mbështesim frymën dhe qëllimin e asaj dispozite të Ligjit për Zgjedhje. Kjo ambasadë fton institucionet përkatëse shtetërore që të korrigjojnë çdo paqartësi ligjore lidhur më këtë dispozitë para ciklit të ardhshëm zgjedhor në Kosovë.
“Besojmë që votuesit kërkojnë kandidatë të panjollosur nga krimi”, thekson deklarata.