Abedin Azizi dhe Gurakuq Kastrati, janë dy kandidatët që janë përzgjedhur nga Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për pozitën e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARrU), raporton Ekonomia Online.
Kryetari i këtij Komisioni, Ferat Shala, tha se pas vlerësimit dhe intervistimt të kandidatëve për zgjedhje në këtë institucion, më së shumti janë vlerësuar Azizi dhe Kastrati.
Për t’u përzgjedhur në këtë institucion, kërkohet edhe votimi në seancën plenare.