Ekonomia Online
FUNDIT

Vendos Komisioni për Ekonomi, edhe një kompani me status si Investitor Strategjik

Vendos Komisioni për Ekonomi, edhe një kompani me status si Investitor Strategjik

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti me 6 vota për, ka votuar vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods Sh.P.K”, raporton Ekonomia Online. Kryetari i Komisionit, Ferat Shala tha se debati është shterur dhe se duhet të […]

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti me 6 vota për, ka votuar vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods Sh.P.K”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala tha se debati është shterur dhe se duhet të shkohet direkt me votim.

“Në këtë pikë kemi diskutuar disa herë dhe debati është i shtytur dhe besoj që është koha të votojmë”.

Anëtarët e Komisionit kanë miratuar vendimin tjetër të Qeverisë për Zgjedhjen e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, e që do të procedohen për në Kryesi.

E për këtë deputeti Shala, tha se procesi i përzgjedhjes është përcjellë me terr informativ, raporton EO.

“Përkundër vonesave të mëdha ajo çka unë mendoj se tërë procesi i përzgjedhjes së Komisionit ka shkuar në terr informativ, pa asnjë organizatë. Procedurën e kanë përcjellë edhe shkelje të tjera”.

Të ngjashme