Lëvizja Vetëvendosje si grupi më i madh parlamentarë në Kuvendit e Kosovës do t’i kryesojë 7 komisione nga gjithsej 14 sa janë, raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Ajo tha se LVV-ja si partia më e madhe do të marr shtatë komisione, PDK dhe LDK si opozitë ju takojnë nga dy komisione si dhe AAK-ja, Lista Serbe dhe Partitë e komuniteteve jo shumicë ju takon nga një komision.
“Sipas formulës grupi parlamentar i VV-së i takojnë shtatë komisione të kryesojë. VV do të kryesojë me Komisionin për Buxhet dhe Transfere, Legjislacion, Komisionin për Punë të Jashtme, Komisionin për Arsim, Komisionin për Bujqësi, Komisionin për Shëndetësi, Komisionin për Zhvillimin Rajonal”, tha ajo.
Ndërsa, PDK-ja do të kryesojë Komisionin për Ekonomi dhe AKI, LDK-ja Komisionin për Integrim dhe Mbikëqyrej të Financave.
Kusari -Lila ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet të premten në ora 10:00, ku do të propozohet emrat e kryetarëve të komisioneve dhe do të bëhet votimi i tyre.