Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) Fatmir Matoshi ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore.
Përmes këtij udhëzimi administrativ, të gjithë personat fizikë që hedhin mbeturina jashtë kontenjereve apo djegin mbeturina do të gjobiten me gjobë prej 20 deri 100 euro, raporton Ekonomia Online.
Matshi tha se ky udhëzim qëllim ka parandalimin e hedhjes së mbeturinave jashtë vendeve të caktuara për hedhjen e mbeturinave, eliminimin apo reduktimin e ndotjes, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut, mbrojtjen e sipërfaqeve publike dhe private nga ndotja, përmes menaxhimit të mbeturinave.
Sipas tij, krahas fushatës së pastrimit e cila po vazhdon me sukses, zbatimi i këtij udhëzimi do të ndikojë pozitivisht në vetëdijesimin e qytetarëve dhe parandalimin e ndotjes së mjedisit nga hedhja e mbeturinave në vende të pacaktuara dhe djegien e tyre.
Gjoba do t’u shqiptohet të gjithë atyre që hedhin mbeturinë jashtë vendeve të caktuara si:
Matshi ka sqaruar edhe për afatet e pagesës dhe për pasojat nëse ajo nuk paguhet.
“Personi ndaj të cilit shqiptohet ndëshkimi me gjobë mandatore është i detyruar që të bëjë pagesën në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e shqiptimit të gjobë”.
“Pagesën për ndëshkim me gjobë mandatore, personi e paguan në xhirollogarinë sipas paragrafit 4 të nenit 10, të këtij Udhëzimi (shënuar nën hapësirën nr. 4, të urdhëresës për pagesë, në Shtojcën I, forma 1, forma 2 dhe Forma 3 të këtij Udhëzimi), për të cilën merr dëshmi”.
“Nëse personi paguan gjobën në afat e përcaktuar sipas nenit 11 të këtij Udhëzimi, paguan vetëm gjysmën (50%) e shumës së gjobës mandatore të shqiptuar. Dëshminë për pagesë, personi sipas paragrafit 1 të këtij neni, ia paraqet autoritetit kompetent që ka shqiptuar ndëshkimin me gjobë mandatore”.
“Nëse personi nuk e paguan gjobën sipas afatit të përcaktuar në nenin 11 të këtij Udhëzimi, ose nuk parashtron kundërshtim brenda afatit prej tetë (8) ditësh, do të zbatohet përmbarimi i detyrueshëm në pajtim me dispozitat e Ligjit për procedurën përmbarimore”.
Ai ka sqaruar se pas nënshkrimit të këtij udhëzimi, në afatin prej 7 ditësh deri sa ky udhëzim të hyjë në fuqi, do të ketë një fushatë promovuese të këtij udhëzimi, për t’i njoftuar qytetaret për këtë udhëzim dhe për gjobat që i presin ata që shkelin këtë udhëzim.