Vendos Qeveria – 1 milion € për bursat e studentëve, 1 milion të tjera për aftësimin e të rinjve në IT

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 11:45 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të ndahen një milion euro për subvencionimin e bursave për studentë dhe një milionë euro për aftësimin e të rinjve në fushën e IT-së, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti tha se përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike, do të ndihmohen studentët dhe talentet e reja në fushën e TI-së, me ofrimin e mundësisë për përfundimin e kurseve dhe trajnimeve në këtë sektor.

“Është lajm i mirë për të gjithë profesionistët e Teknologjisë së Informacionit”, tha kryeministri Kurti.

Të ngjashme