Vendosin deputetët – Auditores së Përgjithshme i zvogëlohet paga, do të marrë 2 800 euro

Prishtinë | 22 Nën 2021 | 14:46 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim që Auditores së Përgjithshme, Vlora Spanca t’i zvogëlohet paga në 2 800 euro, nga 3 800 sa e kishte më parë, raporton Ekonomia Online.

Kërkesën e Spancës e votuan 64 deputetë të Kuvendit.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se vendimi hyjnë në fuqi në ditën e miratimit.

“Propozim vendimin për caktimin e pagës së Auditorit të përgjithshëm e votuan 64 deputetë. Kuvendi e mori vendim që paga mujore prej të jetë 2 800 euro dhe vendim hynë fuqi në ditën e miratimit”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme