“Vendosja e dy maskave ju mbron më mirë nga Coronavirusi”

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tani po thonë se përdorimi i dy maskave ofron më shumë mbrojtje kundër COVID-19 se sa përdorimi i një maske.

Përmes një eksperimenti, duke përdorur koka artificiale të vendosura afro dy metra nga njëra-tjetra, CDC tha se një maskë kirurgjikale apo maskë pëlhure, bllokon 40% të grimcave të madhësisë së koronavirusit. Por një maskë pëlhure e vënë mbi një maskë kirurgjikale bllokoi 80% të grimcave.

Por studimi përdori vetëm një lloj maske kirurgjikale dhe një lloj pëlhure, çfarë e bën të paqartë nëse do të arriheshin të njëjtat rezultate me maska të ndërtuara me materiale të ndryshme.

Të dhënat mbi maskat kanë ndryshuar gjatë periudhës së pandemisë. Në fillim të pandemisë, zyrtarët e shëndetësisë u thanë amerikanëve që të mos përdorin maskat, sikurse ishte edhe postimi një vit më parë në Tëitter nga zyrtari më i lartë i shëndetësisë amerikane Jerome Adams, i cili thoshte “Seriozisht njerëz – NDALONI BLERJEN E MASKAVE!”

Marsin e kaluar Dr. Anthony Fauci tha se nuk kishte “asnjë arsye” për të mbajtur maska, ndonëse ai ndryshoi qëndrim pak kohë më vonë.

Më pas, zyrtarët e shëndetësisë rekomanduan përdorimin e maskave kur nuk mund të ruhej distanca fizike. Më pas kjo ndryshoi, ndërsa u rekomandua përdorimi i maskave në mjediset publike.

Një anketë e kohëve të fundit nga Universiteti i Kalifornisë gjeti se rreth gjysma e amerikanëve përdorin maska rregullisht kur janë në praninë e njerëzve që nuk janë pjestarë të familjeve të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme