Venezuelë, skuadra e futbollit mbahet peng për tri orë

Prishtinë | 20 Sht 2016 | 12:44 | Nga

Një skuadër e tërë futbolli është grabitur dhe mbajtur peng për më tepër se dy orë

Ngjarja ka ndodhur në Venezuelë, ku lojtarëve dhe stafit teknik të Trujillanos, skuadër e Serisë A në Venezuelë, do t’ju duhet kohë për të kaluar shokun që provuan pas dy orë e gjysmë terrori, ku mund t’iu kishte ndodhur edhe më e keqja.

Gjithçka ka ndodhur natën mes të dielës dhe të hënës, kur skuadra u sulmua nga një grup i “komando” gjatë rrugës ndërsa ishte duke u kthyer në shtëpi pas ndeshës në Maturin kundër Monagas.

6 persona të maskuar me kapuça dhe të armatosur deri në dhëmbë, sipas dëshmive të disa prej lojtarëve, kanë mbajtur peng skuadrën para se të rrëmbenin gjithçka gjetën, përcjell SuperSport.

Keqbërësit bllokuan autobusin me të cilin udhëtonte skuadra dhe duke përfituar nga errësira detyruan shoferin të shkonte në një shteg të fshehur dhe të izoluar.

Aty i zbritën të gjithë duke i kërcënuar dhe duke ju drejtuar armët. Sipas asaj që bën të ditur vetë klubi në profilin në Twitter, keqbërësit kërcënuan se do të hidhnin në erë autobusin në rast se aty do të kishte një GPS, apo ndonjë aparaturë tjetër të monitorimit në distancë.

Makthi përfundoi pas dy orësh e gjysmë, koha e nevojshme për grabitësit që të merrnin me vete gjithçka gjetën, uniforma, materialet sportive si dhe sendet personale si makina fotografike, celularë, laptop e madje dhe disa veshje.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme