Veprimet e Qeverisë Kurti janë në funksion të politikës së Beogradit

Prishtinë | 20 Jan 2024 | 17:28 | Nga Hisen Berisha

Kur u bënë ndryshimet me kriteret e përshtatshmërisë nga regjimi neokomunist i Kurtit dhe Vjosa Osmanit, dhe në krye të KQZ-së erdhi drejtuesi i ri, pati shumë zëra e përfolje, se po vinte një person që krahas shumë etiketimeve të tjera ishte ai që kishte liruar nga drejtësia të akuzuarit serb për krime lufte, kundër shqiptarëve gjatë luftës.

Në vlerësimin tim, kam konkluduar gjykimin tim se Vuçiqi e mori nën kontroll KQZ të Republikës së Kosovës.

Maskarada ligjore që po ndodhë sot me zbatimin e udhëzuesit administrativ të qeverisë Kurti, ma konfirmon dyshimin tim.

Pjesëmarrja e votuesve në këtë proces zgjedhor në të katër komunat është rreth 1.100 votues, nga gjithsej 45.095 qytetarë të cilët kishin mundësi vote. Kjo edhe e bëri të kontestueshëm legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve.

Në Komunën e Leposaviqit numri i qytetarëve që kanë votuar është 110 apo 0.83 %;
Në Zubin Potok janë 240 votues apo 3.6 %;
Në Komunën e Zveçanit 145 votues apo 2.07 % dhe në Mitrovicë të Veriut 597 votues apo 3.3 %;

Zgjedhjet u organizuan në gjithsej 19 qendra të votimit në katër komunat veriore të banuara me shumicë të komunitetit serb, 6 prej tyre ishin të rregullta dhe 13 të tjera ishin alternative.

Lista Serbe, e mbështetur nga Beogradi zyrtar, nuk aplikoi për zgjedhjet e 23 prillit, me arsyetimin se nuk janë plotësuar kërkesat e tyre për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe tërheqjen e pjesëtarëve të njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i vendit, për ç’gjë kryetarët e partisë më të madhe serbe në Kosovë, Listës Serbe dhanë dorëheqje në nëntor për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të konvertimit të targave ilegale të automjeteve, të lëshuara nga Serbia.

Mirëpo, në mesin e tetorit të vitit 2023, kur qeveria e Kosovës tashme pranoi implementimin e marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën, ajo e Brukselit dhe Ohrit dhe Statutin për Asociacionin që legjitimon autonomi politike territoriale për serbet, në territorin e shtetit të Kosovës, sipas parimit të vetmenaxhimit, dhe detyrimeve që morën në takimin e Bratislavës, Lista serbe si parti e mbështetur nga Beogradi, deklaroi se është e gatshme të merrte pjesë në zgjedhje në komunat në Veri, pa vendosur asnjë kusht, siç kishte bërë më herët.

Ky qëndrim i kësaj partie u mor pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u bëri thirrje përfaqësuesve serbë në veri të Kosovës që të inicionin mbajtjen e zgjedhjeve të reja në mënyrë që “levat kryesore të pushtetit të jenë në duart e tyre”.

Meqë tani sipas marrëveshjeve të arritura dhe statutit të Beogradit, do të mund të impelementonin atë dhe duhet ta bëjnë vetë serbet lokalë në Kosovë sipas udhëzimeve dhe interesave të Beogradit.

Kësaj thirrjeje i parapriu një “skenar” sulmi të armatosur në Banjë të Zveçanit më 24 shtator ’23.

Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, në zgjedhje të parakohshme për kryetar të komunës mund të shkohet në rast se: kryetari aktual jep dorëheqje; në rast se qytetarët kërkojnë shkarkimin e kryetarit të komunës përmes një peticioni të nënshkruar nga 20 për qind e votuesve të komunës përkatëse, si dhe në rast se kryetari i komunës nuk paraqitet në vendin e punës më shumë se një muaj, pa arsye.

Në situatën tonë, sipas tyre, zgjedhjet në këto komuna mund të mbahen vetëm pas shkarkimit të kryetarëve aktualë përmes peticionit të nënshkruar nga 20 për qind e votuesve të secilës prej këtyre komunave.

Për ketë përfaqësuesit që udhëheqin me institucionet e shtetit të Republikës së Kosovës, morën iniciativën për të krijuar bazën ligjore për të përmbushur zotimet e takimit të Bratislavës dhe implementimit të detyrimeve nga marrëveshjet kumulative të Ohrit dhe Statuti.

Pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi administrativ, qytetarët e katër komunave në veri të Kosovës, fituan të drejtën të iniciojnë menjëherë peticionin për largimin e kryetarëve aktualë të atyre komunave.

Një peticion me së paku 20% të votuesve të regjistruar duhet t’i dorëzohet kryetarit të Kuvendit të Komunës përkatëse.

Pas dorëzimit të peticionit me nënshkrime, kryetari i kuvendit komunal ka tre ditë kohë për t’ia përcjellë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shqyrtim dhe verifikim.
Nëse KQZ-ja konfirmon se nënshkrimet e mbledhura janë aq sa kërkohet dhe i verifikon ato, më pas organizohet votimi për shkarkimin e kryetarit, i cili duhet të mbahet brenda 45 ditësh.

Që ky votim të jetë i suksesshëm, duhet 50 për qind, plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.

Pas kësaj, rezultati i dërgohet presidentes së Kosovës, e cila ka afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Përveç në Mitrovicë të Veriut, nënshkrimi i peticionit më 17 janar kishte filluar edhe në Leposaviq, ndërsa sot, më 19 janar, në Zveçan dhe Zubin Potok.

Peticioni është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e Listës Serbe, parti që bojkotoi zgjedhjet dhe përfaqësuesit e saj u larguan nga institucionet e Kosovës dhe nxitën largimin edhe të serbëve të tjerë.

Sipas KQZ-së, në Mitrovicën e Veriut duhet të mblidhen së paku 3.640 nënshkrime për shkarkimin e kryetarit të komunës, pasi në listën zgjedhore janë regjistruar 18.199 persona me të drejtë vote.

Në komunën e Leposaviqit të drejtë vote kanë 13.441 persona, që do të thotë se të paktën 2.689 prej tyre duhet ta nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e kryetarit.

Në Zubin Potok peticionit duhet t’i përgjigjen së paku 1.347 votues, që është 20 % nga 6.732 të votuesve të regjistruar.

E në Zveçan, që peticioni të jetë i suksesshëm duhet të nënshkruhet nga së paku 1.411 persona.

Problemi fillon pikërisht me implementimin e Udhëzimit administrativ antikushtetues, i cili siç interpretohet thotë se, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se duhet mbledhur 20 % e votave të zgjedhësve, për t’i shkarkuar kryetarët e zgjedhur në një proces të vlerësuar si të rregullt ligjor.

Çfarë është ky interpretim që po i bëhet situatës së nënshkrimit të peticionit dhe zgjedhjeve në Veri?

A mund të shkarkohen të zgjedhurit me votën e lirë të qytetarëve, nga një trupë votuesish që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje fare.
A do të duhej që për të qenë i pranueshëm si proces juridik, një numër i votuesve shqiptarë e grupeve të tjera etnike, të nënshkruajnë peticionin për të shkarkuar ata kryetar?
Përndryshe qeveria e Kurti është shndërruar në filiale të qeverisë serbe.

Albin Kurti udhëhiqet me urdhër të zyrës serbe për Kosovën.

Pra po krijohet një precedent i keq, sepse mundet nesër të organizohen qytetarët dhe të shkarkojnë secilin kryetar dhe kështu të krijojnë një pasiguri kushtetuese.

Në rast se duhet të nënshkruhen serbet, patjetër duhet të jenë shqiptarët nënshkrues, që i kanë pranuar zgjedhjet. Pra nëse kanë marrë 100 duhen së paku 20 shqiptarë të nënshkruajnë peticionin.

Pra nëse i kemi zgjedhur me vullnetin e 1100 votueseve, tani me 3600 vota të komuniteti që nuk kanë marr pjesë në zgjedhje duhet të rrëzojnë kryetarët e zgjedhur në proces të rregullt dhe legjitim.

Pra kjo është mbivotim, kjo nuk është demokraci dhe është jokushtetuese.
Pra për të qenë i pranueshëm e kushtetues patjetër ta ketë pjesëmarrjen e votuesve shqiptarë proporcionalisht.

Përndryshe, qeveria Kurti po i shkarkon kryetarët e zgjedhur shqiptarë, duke implementuar vullnetin qeverisë serbe.

Deri me tani ju kemi thënë se, Vuçiq po e pengon vullnetin e serbeve lokalë, tani po e përligj vullnetin e Vuçiqit.

A duhet të heshtin partitë politike dhe institucionet e kontrollit të demokracisë.

Ku janë prokurorët?

Pse po hesht presidentja? Apo e lejon të futet në zjarr e pastaj t’ia numërojë. Pse nuk reagojnë ish-liderët që i kanë sjellë proceset deri të viti 2019, përveç atyre që janë në Hagë, Isa Mustafa, etj. Pse nuk e shpëtojnë polikëbërjen e qeverisë, nga kryekëshilltari për negociata, që nga distancai determinon proceset Veton Surroi, Jugonostaligjikun kancerogjen për vendin, “non grata” për shtetin e Kosëvës.

Pse prita deri me sot, të mos reagojë, është që të mos bëhem paragjykues i veprimeve politike si të gabuar të kësaj qeverie, po e shoh se ka një heshtje të organizuar nga komesaret e propagandës.

Pra si duket ky spektër politik deri te Presidentja e vendit, po e lënë “të fundoset në gropën septike” që vetë e ka krijuar.

Por kjo do t’i kushtojë Kosovës dhe sistemit politik shtetëror e zgjedhor sepse po krijohet si precedent.

Ndërkohë që situata në vend me fokus në Veri, adreson ndaj qeverisë dhe atyre që po propgandojnë për sukseset në Veri, çështje si lirimi i urës së Ibrit?! A ka levizje të lire mbi urën e Ibrit? Pse ka postbllok me i nda jugun e veriun në Mitrovicë?, Pse punon pa pengesë administrata e komunës paralele me të gjithë sektorët në objekte publike? Pse shërbimet publike i kryen në ujësjellës ndërmarrja ilegale, e shumë e shumë të tjera.

Ju kujtoj se para ardhjes tuaj në qeveri, nga qeveritë e kaluars ishin krijuar afate për t’u liruar ura simbol e Ibrit për lëvizje lirshëm, ishin shuar instuticionet paralele me integrim në modelin kroat, ishte vendosur rendi e ligj pa spektakle e pa humbje jetësh.

Të ngjashme