Të premten është ndarë nga jeta bilbili i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.
Artistë të shumtë e kanë përjetuar rëndë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ikonës, e cila ka lënë prapa një karrierë të bujshme artistike.
Kështu, shumë njerëz e kanë kujtuar përmes postimeve të ndryshme në rrjete sociale.
Së fundmi, është edhe nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Orës, Vera Sahatçiu – Ora, e cila e ka kujtuar ikonën e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushën.
“Mora testin oh për me mbush ujë ooo, perla e muzikës shqiptare”, ka shkruar sipër postimit Ora.
Nexhmije Pagarusha
Artistja e mirënjohur nda nga jeta në moshën 86-vjeçare, pas një sëmundjeje të shkurtër.
Ajo ka lënë pas plot pesë albume dhe 88 këngë, ku po ashtu ishte e njohur edhe për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.