Vërejtje dhe hetim policor ndaj nxënësve të përfshirë në përleshje në Ferizaj

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Një përleshje masive ndërmjet nxënësve të klasës së njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë në gjimnazin “Shaban Hashani” në Ferizaj ka nxitur udhëheqësit e kësaj shkolle dhe Policinë e Kosovës të nisin hetime për t’i kuptuar shkaqet e përleshjes së tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë së enjtes udhëheqësit e kësaj shkolle nëpërmjet një video- incizimi të publikuar nëpër rrjete sociale kanë identifikuar të gjithë nxënësit e përfshirë në këtë përleshje brenda oborrit të shkollës.

Ndaj tyre janë shqiptuar vërejtje me shkrim, ndërkohë që disa prej tyre mund edhe të përjashtohen nga shkolla.

Në këtë përleshje, e cila ka ndodhur para pak ditësh, nuk ka pasur të lënduar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme