Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma pritet në vizitë dhe nga kryeministri Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
Zv.sekretari i Shtetit Amerikan, Verma sapo ka hyrë në objektin e qeverisë së Kosovës, ku pak para tij ka arritur dhe kryeministri Kurti nga konferenca e organizuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjecarit (MCA Kosova), lidhur me procedurat e parakualifikimit për Dizajnimin dhe Ndërtimin e Sistemeve të Mëdha për Ruajtjen e Energjisë përmes Baterive.
Verma gjithashtu është pritur në takim edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.