Vërshimet bllokojnë disa rrugë në Drenas, Lladrovci qytetarëve: Mos lëvizni pa arsye

Prishtinë | 10 Jan 2026 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Si shkak i reshjeve të shiut disa rrugë në Drenas janë bërë të pakalueshme e për të cilat ka njoftuar kryetari i kësaj Komune, Ramiz Lladrovci, i cili edhe iu bëri thirrje qytetarëve që mos të lëvizin pa ndonjë arsye.

Po ashtu ka kërkuar nga ta që të respektojnë shiritat e ndalimit për kalim.

Shkrimi i Lladrovcit:

Vërshimet bllokojnë sërish disa rrugë në Komunën e Drenasit

Aktualisht, nga vërshimet, janë të pakalueshme rrugët si vijon:

Drenas – Guri i Plakës,

Drenas – Kroi i Mbretit

Shtrubullovë – Korroticë e Ulët, dhe

Rruga nga Komorani 1 në drejtim të Komoranit 3.

Rruga nga Komorani për Skenderaj në drejtimin të Drenasit zhvillohet me vështirësi dhe ka kolona të gjata.

Qytetarë të nderuar,

Kërkojmë nga ju të mos lëvizni pa arsye, të respektoni shiritat e ndalimit të kalimit, shprehni solidaritet dhe nëse keni mundësi ndihmoni për të tejkaluar gjendjen.

Ekipet emergjente janë në terren dhe bashkë me Policinë e Kosovës dhe AME-në, po bëjnë të pamundurën për lehtësimin e gjendjes.

Të ngjashme