Vërshimet dëmtojnë gypin – Hajvalia, Çagllavica dhe Veterniku deri të martën pa ujë

| 11 Jan 2021 | 17:29 | Nga

Hajvalia, Çagllavica dhe lagjja Veternik, janë pa furnizimi me ujë të pijshëm për shkak të dëmtimit të gypit të ujit nga vërshimet.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, sanimi i dëmit është i pamundur sonte dhe pritet të bëhet të martën.

Njoftimi i plotë:

Para pak çastesh , është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 250 mm në fshatin Hajvali.

Shkak i këtij dëmtimi janë vërshimet.

Pa ujë të pijshëm janë : Hajvalia, Çagllavica dhe lagjja Veternik.

Natyra e dëmtimit, e shkaktuar nga vërshimet është tejet e ndërlikuar që të sanohet sot në orët e mbrëmjes.

Sanimi pritet të realizohet nesër në mëngjes.

Të dashur konsumatorë , situata e krijuar së fundmi , gjithandej vendit tonë na shqetëson të gjithëve, andaj të kemi mirëkuptimin e ndërsjellë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme