Vërshimet në Drenas: Ramiz Lladrovci flet për situatën

Prishtinë | 06 Dhj 2021 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëroi vërshime në vend pas reshjeve të shiut.

Në disa komuna reshjet që po vazhdojnë që dy ditë tashmë kanë filluar të shfaqin telashe.

Në Drenas tashmë veç kanë filluar të kenë problem në qarkullim disa rrugë.

Kryetari i kësaj komune, Ramiz Lldrovci për Front Online ka treguar se ekipet komunale po e monitorojnë gjendjen në terren.

“Ekipet emergjente të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë që nga mëngjesi janë në terren duke verifikuar gjendjen pas reshjeve të shiut”, ka thënë ai.

I pari i Drenasit i ka bërë thirrje nivelit qendrorë që të u dal në ndihmë në rrugën regjionale Drenas-Skenderaj pasi sipas, Lladrovcit këtë e kanë në kompetencë.

“Aty ka qenë kompetencë e nivelit lokal, ekipet kanë ndërhyrë, ndërsa rruga regjionale Drenas-Skenderaj ku ka pas vështirësi në qarkullim të veturave për shkak të ujit, është kompetencë e nivelit qendror, përkatësisht Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, ka thënë Lladrovci.

Edhe përkundër gjendjes së krijuar nuk ka arsye të për panik, pasi as ekonomitë familjare nuk janë të prekura aktualisht.

Kështu ka bërë të ditur, Ramiz Lladrovci.

“Ekipet tona akoma janë në terren dhe po monitorojnë gjendjen, mirëpo nuk ka ndonjë gjë për tu shqetësuar pasi ekonomitë familjare nuk janë dëmtuar, vetëm disa raste të mbylljes së kanalizimeve”, është shprehur ai.

Sipas IHMK-së reshjet e shiut do të vazhdojnë gjatë ditës së sotme dhe gjatë gjithë javës.

Të ngjashme