Policia e Kosovës ka dhënë versionin e saj përkitazi me ngjarjen e mbrëmshme në Mitrovicë, ku u vra i riu Ermal Kamberi.
“Rr. Mbretëresha Teutë-Mitrovicë më 05.05.2017 21:23. I dyshuari ka shtënë me armë zjarri në një lokal ku ka plagosur viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, i njëjti është dërguar për tretman mjekësorë në QKUK . Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet policore relevante, ku kanë gjetur një pistolet dhe tri gëzhoja. Personeli mjekësorë ka konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë rreth orës 23:00. Trupi i pa jetë me urdhër të prokurorit është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion. Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive si dhe janë në kërkim të personit të dyshuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
.