Veseli: 2 Korriku forcoi unitetin për liri, e cila u arrit falë luftës së UÇK-së

Prishtinë | 02 Kor 2017 | 16:46 | Nga

Kryetari i Kuvendit, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar Deklaratën e 2 Korrikut të vitit 1990, e cila sipas tij shprehte aspiratën popullore për pavarësi.

Veseli vlerëson se deklarata e 2 Korrikur ishte vizioni për një Kosovë të lirë, të pavarur, demokratike, me orientim të qartë properëndimor.

“Deklarata e 2 Korrikut 1990, ka shprehur aspiratën popullore për pavarësi. Kjo deklaratë ishte një moment i forcimit të mëtutjeshëm të unitetit kombëtar në Kosovë, rreth vizionit që duhej ndjekur atdheu ynë në ato vite të kthesave të mëdha. Ky ishte vizioni i qartë për një Kosovë të lirë, të pavarur, demokratike, me orientim properëndimor, që u arrit gati dy dekada më vonë falë unitetit të popullit dhe luftës së UÇK-së”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme