Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka takuar sot në mëngjes anëtarët e Këshillit të Investitorëve Evropianë për të bashkëbiseduar për krijimin e vendeve të reja të punës.
“Sot pata një mëngjes pune me Këshillin e Investitorëve Evropian. Në proces të krijimit të vendeve të reja të punës, ne duhet të angazhohemi për një treg të hapur dhe konkurrues që bazohet në vlera Evropiane”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.