Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot, në 27-vjetorin e vdekjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Fadil Vatës, ka bërë nderime pranë shtatores së këtij heroi në qytetin e Suharekës.
Më ketë rast, kryeparlamentari Veseli ka vendosur një tufë lulesh, në kujtim dhe respekt të veprës heroike të Fadil Vatës.
Fadil Vata ishte njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes kombëtare shqiptare të viteve ’80-ta, i cili vdiq në vitin 1990, si pasojë e dhunës dhe torturave çnjerëzore që u ushtruan mbi të në kazamatet jugosllave.