Mbrojtësi shqiptar, Frederik Veseli ka marrë vlerësime të larta në debutim.
Shqiptari iu bashkua Empolit nga kampionati zviceran ku pati një stinor të mirë me Luganon.
Ai ishte në fushë nga minuta e parë në përballje me Genoan, ku arritën një barazim të vlefshëm 0-0.
23-vjeçari luajti si mbrojtës i krahut të djathtë dhe kishte një paraqitje mjaftë të mirë.
Në fund të ndeshjes, ish-anëtari i Luganos u vlerësua me notë të mirë (7.00) nga mediat italiane.
Pas këtij barazimi, Empoli është ngritur në kotën e pesë pikëve dhe ndodhet në pozitën e 19 në tabelë.