Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli i ka takuar sot paradite banorët e larguar nga banesa kolektive në lagjen “Dardania” të cilët që nga mëngjesi kanë pritur para ndërtesës së Kuvendit për ta takuar kryeparlamentarin Veseli.
Veseli i ka dëgjuar kërkesat e banorëve, ndërsa i ka siguruar se do të bëjë përpjekje që tu gjendet një zgjidhje në përputhje me legjislacionin dhe të drejtën humanitare.
Banorët kërkuan nga kryetari i Kuvendit që të shoh mundësinë e gjetjes së një zgjidhje , pasi siç thanë ata, kanë mbetur pa strehë në stinën e dimrit.
Banorët e familjeve të dëbuara e kanë falënderuar kryeparlamentarin Veseli për pritjen që u ka bërë dhe kanë shfaqur shpresën se kreu i Kuvendit do të përpiqet të gjejë një zgjidhje.
Mësohet se kryeparlamentari Veseli do t’i pres edhe në një takim tjetër përfaqësuesit e 131 familjeve të dëbuara nga ndërtesa në lagjen “Dardania”./Zëri/