Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka komentuar dënimin e ish gjeneralit serb Ratko Mlladiq. Veseli ka thënë se ndonëse më vonesë drejtësia ndërkombëtare ka konfirmuar gjenocidin që Serbia e ka bërë në Bosnjë. Këtë ai e ka bërë përmes një statusi në Facebook.
Kryeparlamentari Veseli më tutje shtoi se Evropa nuk do të mund të realizoj idealet e saj pa e vendosur në vend drejtësinë edhe për krimet e bëra gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Postimi i plotë i Veselit:
“Drejtësia ndërkombëtare, ndonëse me vonesë, konfirmoi sot për gjenocidin që Serbia kreu në Bosnje. Vuajtjet e tmerrshme që ka përjetuar populli në Bosnje nuk shërohen kurrë, por dënimi me burg të përjetshëm i Ratko Mladiç është ngushëllimi që kanë merituar për vite me radhë familjet e mijëra civilëve të pafajshëm që u masakruan. Evropa nuk mund t’i jetësojë idealet e veta për bashkim, liri e barazi mes popujve, pa e vendosur në vend drejtësinë. Dhe, kjo vlen edhe për krimet që i janë bërë popullit tonë gjatë luftës së fundit në Kosovë”.
Tribunali Ndërkombëtar i Hagës ka dënuar Ratko Mlladiqin me burgim të përjetshëm për krimet e kryera në Bosnjë.