Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke mos përmendur emra dhe duke mos treguar se kujt po i referohej ka thënë sot, pos tjerash, se ata që janë frikësuar nga zhvillimet e fundit në Kosovë dhe kanë ikur nga vendi le të kthehen, sepse nuk do të ndodhë asgjë.
“Le të kthehet të gjithë, mos të frikohen se disa kanë ikë. Le të kthehen”, ka thënë Veseli.
Kryeparlametari nuk ka elaboruar më tej, se për kë e kishte fjalën dhe kujt saktësisht po i referohej dhe çfarë nënkuptonte me “kanë ikur nga Kosova”.
Ai më pas ka vazhduar të flas për rrëzimin e murit në veri, ndërtimin e një strukture tjetër që e ka quajtur shëtitore dhe hapësirë e gjelbëruar dhe për formimin e ushtrisë.