Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është pritur nga qindra aktivistë të nëndegëve dhe seksioneve të Degës së Rinisë Demokratike në Drenas, në kuvendin zgjedhor.
Lideri i PDK-së tha se mijëra të rinj nga anembanë Kosova që i janë bashkuar Partisë Demokratike gjatë procesit zgjedhor për Dekadën e Re, janë dëshmia më e mirë e fuqizimit dhe reformimit të Partisë Demokratike e cila i ka dhënë çdoherë rol të rinjve.
“Ju rini shembullore e komunës së Drenasit, sot, edhe me këtë kuvend zgjedhor, po e rikonfirmoni se ashtu siç dje Drenica ishte bastion i lirisë, sot është bastioni Rinisë Demokratike. Vlerat e partisë tonë, të përfaqësuara edhe nga kontributi Juaj në platformën të cilën jemi duke e promovuar për Dekadën e re, po dëshmoni se rruga jonë e zhvillimit dhe vlerave evropiane, është rruga jonë e vetme”, theksoi kryetari Veseli.
Kreu i PDK-së tha se të rinjtë inovatorë të Kosovës do ta transformojnë ekonominë e shtetit në Dekadën e Re me punën dhe vizionin e tyre.
Kryetari Veseli theksoi po ashtu se Dekada e re është zotim për të tashmen dhe të ardhmen e rinisë së Kosovës.
Në këtë Kuvend Zgjedhor të Rinisë Demokratike në Drenas folën edhe kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Lladrovci tha se në qeverisjen e PDK-së në Drenas disa prej drejtorëve janë nga rinia të cilët ai i vlerësoi për punën dhe vizionin që kanë për të ardhshmen.
Ndërsa ministri Abelard Tahiri theksoi se PDK tashmë është dëshmuar për hapësirën që u ka dhënë të rinjve edhe në postet më të rëndësishme në nivel qendror.