Veseli: Duke përkrahur punësimin e të rinjve fuqizojmë shtetin e pavarur dhe sovran

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 10:39 | Nga Medina Mehmeti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentari Kadri Veseli, tha se perspektiva dhe zhvillimi ekonomik mund të vijnë vetëm nga ide  inovatore, raporton Ekonomia Online. Kryetari i legjislativit tha se duke përkrahur punësimin e të rinjve fuqizojmë shtetin e pavarur dhe sovran.

Veseli në hapjen e Javës Globale të Ndërmarrësisë, e cila organizohet nga Qendra e Inovacionit (ICK) dhe Oda Ekonomike Amerikane (OEAK), shtoi se një nga idetë e përbashkëta si partner të koalicionit ka qenë krijimi i ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë si një implementim i politikave inovatore.

“Dija inovacioni dhe ndërmarrësia janë vetë uniteti i njeriut në kushtet e lirisë. Qytetarët e Kosovës si shtet i pavarur dhe qytetarë të lirë i kanë të gjitha këto mundësi. Ne të gjitha në Kosovë duhet të punojmë e më së shumti ju inovatorët dhe ndërmarrësit që zhvillimi ekonomik të bartet në kryerjen e aktiviteteve që është larg politikave të së kaluarës”.

“Ju si ndërmarrës si inovatorë dhe ne si institucione. Perspektiva dhe zhvillimi ekonomik mund të vijnë vetëm nga ide që janë inovatore. Kjo është perspektiva. Ne tradicionalisht asnjëherë nuk kemi pasë një përkrahej që me na mbajt gjallë e që me zhvillu ekonominë tonë. Përmes iniciativës private kemi arrit që të mbijetojmë”.

Sipas kreut të Kuvendit, Kosova ka perspektiv ngase ndodhet në fillet e tranzicionit ekonomik, por ka kërkuar që të fuqizohet ndërmarrësia e lirë dhe të përkrahen njerëzit që kanë ide, raporton EO.

“Jam shumë i sigurt se ma shumë kanë të punësuar kosovarët në vendet perëndimorë në sektorin privat sesa që ka të punësuar në gjithë sektorin publik dhe privat në Kosovë. Një nga idetë tona të përbashkëta si partner të koalicionit është krijimi i ministrisë të Inovacionit dhe Ndërmarrëisë si një implementim i politikave të ndërmarrësisë që zhvillojnë idetë inovatore”.

“Besoj se edhe ky takim i sotëm, por edhe kjo javë e ndërmarrëisë do t’i shërbejnë transformimit të mënyrës së të menduarit. Kosova jonë ka perspektive është një vend në fillet e tranzicionit ekonomik. Ajo që duhet ta bëjmë tani është ta fuqizojmë ndërmarrësinë e lirë dhe njerëzit që kanë ide. Të rritet sektori i punësimit i të rinjve tanë dhe të fuqizohet shteti i pavarur dhe sovran me të gjitha institucionet e veta”.

Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj, e ngarkuara me Detyrë në Ambasadën Amerikane Colleen Hyland dhe Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/299737757417779/

Të ngjashme