Veseli në Tiranë: Askush nuk mund ta ndajë Kosovën

Tiranë | 12 Sht 2018 | 09:46 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar:

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga Tirana ka përcjellur edhe një herë mesazhin se askush nuk mund ta ndajë Kosovën.

“ Kosova është shtet i pavarur sovran, askush nuk mund ta ndajë Kosoven, as të bëjë Republikë Srpska në Kosovë,” është shprehur Veseli në një konferencë të përbashkët me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, raporton EkonomiaOnline.

LEXO Edhe: “Vuçiqi është një Millosheviq i dytë, plus një Çubrilloviq”

Sipas Veselit, uniteti politik është i domosdoshëm në këtë fazë finale të dialogut me Serbinë.

“Nëse jemi bashkë pozitë e opozitë. Nuk mund të na sfidojë askush. Kemi nevojë për unitet. Të jemi bashkë, të dërgojmë edhe opozitën. Në dialog shkojmë me Serbinë jo nga dashuria, por nga pragmatizmi. Kuvendi i Kosovës do të jetë vendi ku në mënyrë transparente do të ndërtohet platforma nacionale e ballafaqimit me Serbinë, pa cenim territori, me integritet territorial siç e kemi shpallur pavarësinë me 2008, dhe pa Republika Srpska”.

Veseli, së bashku me zëvendëskryeministrin, Fatmir Limaj, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Veseli e Limaj koordinohen me Shqipërinë për fazën finale të dialogut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi kanë filluar sot një vizitë zyrtare në Tiranë ku po takojnë krerët e shtetit dhe përfaqësuesit e opozitës.

Temë kryesore e takimeve është gjendja politike në Kosovë, Shqipëri e rajon dhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve në rrugën drejt integrimeve evropiane, raporton Ekonomia Online.

Kryeparlamentari Veseli dhe zëvendëskryeministrat Limaj e Gashi do të diskutojnë në takime me krerët e shtetit shqiptar për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi dhe për nevojën e unifikimit të skenës politike në Kosovë gjatë për çështjen e dialogut.

Veseli i tha Berishës se Kosova është duke kaluar në fazë të ndjeshme, derisa u shpreh i bindur në përkrahjen e tij, raporton EO.

“Jemi në një proces shumë të ndishëm, duhet të jemi unikë. Jam shumë i bindur në përkrahje tuaj në mënyrë që të ecim përpara si regjion. E kemi qëllim që si Shqipëria, Kosova, Serbia, të integrohemi në BE dhe në NATO”, ka thënë Veseli në fillim të takimit, derisa mediet ishin duke marrë pamje.

Veseli e njoftoi Berishën se zëvendëskryeministri Fatmir Limaj është propozuar nga institucionet e Kosovës si mandatar i ekipit negociator të Kosovës për fazën finale të dialogut me Serbinë, raporton EO.

Ndërsa ish-kryeministri shqiptar tregoi se e mbështet fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë vizitë së tij në Tiranë, kryeparlamentari Veseli do të takohet edhe me homologun e tij, Gramoz Ruçi, presidentin Ilir Meta, kryetarin e Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Rexhep Meidani.

Të ngjashme