Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vazhduar takimet me krerë të partive politike në vend. Kësaj radhe, Rama u prit nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, raporton Ekonomia Online.
Në takim po merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Gent Cakaj. Nga ky takim nuk është pasur deklarime për medie.
Rama gjatë ditës ka takuar edhe kreun e Nismës, Fatmir Limajn, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani dhe kryeministrin Avdullah Hoti.
Kurse në mbrëmje do të takohet me presidentin, Hashim Thaçi.
Përderisa të martën është paralajmëruar se do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, atë të AKR-së, Behgjet Pacollin dhe kreun e AAK-së, ramush Haradinaj.
Takim do të zhvillojë edhe me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.