Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Kadri Veseli, në 21 vjetorin ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin.
Veseli i ka quajtur këto dy figura si tipike të luftëtarëve të lirisë, që na japin gjithmonë shumë krenari.
Ky është postimi i tij i plotë:
Heroizmi i Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, dy figurave të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përfaqësojnë figurat tipike të luftëtarëve të lirisë, ne bashkëluftëtarëve dhe popullit tonë, na jep gjithmonë shumë krenari.
Bashkë me Fehmiun dhe Xhevën, para 21 vjetësh, trimërisht në fushën e nderit ra edhe Fatime Hetemi, që sot shpallet “Hero i Kosovës”.
Fehmiu, Xheva, Fatimja dhe çdo dëshmor janë frymëzim dhe motiv për ne, për të punuar më shumë dhe për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë në atdheun tonë.
Shpërndajeni për ta nderuar heroizmin e luftëtarëve të lirisë!