Veseli, Haradinaj dhe Delawie përkujtojnë viktimat e 11 shtatorit

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 08:40 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj, ish-presidenten Atifete Jahjaga, ambasadorin Greg Delawie dhe kabinetin qeveritar, kanë bërë homazhe në përkujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas homazheve, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha sulmet e 11 shtatorit kanë qenë sulm ndaj civilizimit.

“11 shtatori ka qenë sulm mbi vlerat civilizuese, 11 shtatori ka qenë një provë për të gjithë botën demokratike për të iu përgjigjur një fryme e cila ka qenë c`njerëzore. Sot kaq vite pas asaj dite të rëndë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bota e civilizuar ka triumfuar”.

“Çdo ditë e më tepër po mbizotëron arsyeja në të njëjtën kohë vlerat demokratike vlerat civilizuese tona perëndimorë nuk ka askush që mund ti cenojë kjo është përgjigjja jonë sot edhe nga kjo përkujtimore familjarëve të cilët kanë pësuar ngushëllime në të njëjtën kohë shtetit amerikan respektin më të madh me vlerat që përfaqëson dhe shpërndan anë e kënd rruzullit tokësor. Kosova do të jetë së bashku me Amerikën për arsyeja se Amerika është shpëtimtare e Kosovës dhe do të jemi bashkërisht për jetë”, tha Veseli.

Ndërsa ambasadori amerikan, Greg Delawie falënderoi qytetarët e Kosovës të cilët sipas tij janë solidarizuar me popullin amerikan.

“Shtete e Bashkuara çmojnë përkujtimin e bërë për 11 shtatorin dhe faleminderit qeverisë dhe popullit të Kosovës për miqësinë për përkrahjen në këtë kohë. Sulmet e 11 shtatori në Nju York në Uashington dhe Pensilvani kanë prekur gjithë botën. Edhe në atë kohë populli i Kosovës ka qëndruar me ne”, tha Delawie.

Kurse Kryeministri Haradinaj tha se Kosova dhe Amerika do të jenë gjithmonë bashkë.
“Kosova dhe Amerika janë bashkë edhe në këtë ditë dhe do të jenë gjithnjë lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave”, tha ai.

17 vite më parë u kryen sulmet terroriste në ShBA, ku u shembën kullat binjake në Nju Jork dhe u sulmua Pentagoni, me ç’rast humbën jetën më shumë se tre mijë qytetarë.

Përgjegjës për sulmin ishte organizata terroriste Al Qaeda, e cila vepronte kryesisht në Afganistan.

 

Të ngjashme