Ekonomia Online
FUNDIT

Veseli: Haradinaj duhet të lirohet menjëherë

Veseli: Haradinaj duhet të lirohet menjëherë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas lajmit për ndalimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze. Ndalimi i Ramush Haradinajt, mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, është i papranueshëm, ka shkruar Veseli, në faqen e tij në Facebook. “Z. Haradinaj duhet të lirohet sa më parë dhe raste […]

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas lajmit për ndalimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze.

Ndalimi i Ramush Haradinajt, mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, është i papranueshëm, ka shkruar Veseli, në faqen e tij në Facebook.

“Z. Haradinaj duhet të lirohet sa më parë dhe raste të tilla nuk duhet të përsëriten më”, ka theksuar kreu i Kuvendit.

Të ngjashme