Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkruar telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Hoxhë Avdyl Krasniqit, nga Skenderaji.
Veseli është shprehur se Krasniqi, ishte një trim i rrallë, duke shtuar se vepra dhe virtytet e tij do të jenë përherë në mendjet dhe zemrat e atyre që e njohën.
Postimi i plotë:
Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen e Hoxhë Avdyl Krasniqit, luftëtar dhe burrë i fortë nga Vojniku i Skenderajt. Imami i Xhamisë së Burojës ishte një trim i rrallë. Ishte bashkuar që nga viti 1993 në organizimin dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vepra dhe virtytet e tij do të jenë përherë në mendjet dhe zemrat tona. Ngushëllime familjes dhe lavdi e përhershme jetës e veprës së Avdyl Krasniq