Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka uruar shërim të shpejtë Kryeministrit Avdullah Hoti, pas infektimit me Coronavirus.
Veseli ka apeluar te qytetarët që t’i bartin maskat dhe ta mbajnë distancën dhe higjienën.
“Shërim të shpejtë për Kryeministrin Avdullah Hoti. Uroj që ai dhe qindra qytetarë të Kosovës ta kalojnë sa më lehtë përballjen me Covid-19. Po ashtu, i lus të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes për veten dhe të tjerët, t’i bartin maskat dhe ta mbajnë distancën e higjienën”, ka shkruar Veseli.