Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Lidhja e Prizrenit shënon lindjen e një mendimi shtetëror kombëtar.
Në 141 vjetorin e Lidhjes Së Prizrenit, Veseli theksoi se ideali i saj u kurorëzua me UÇK-në.
Ai madje ka thënë se i njëjti vazhdon edhe sot.
”Si sot 141 vjet më parë, në Prizren lindi mendimi shtetëror kombëtar i shqiptarëve. Ky ideal u rrit dhe na udhëhoqi. E më së miri u kurorëzua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, 20 vjet më herët. Ky ideal vazhdon edhe sot, në rrethana të reja. Kombi ynë ecën i sigurt drejt të ardhmes së tij euro-atlantike”, ka shkruar ai në një deklaratë në Facebook.