Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se ndjehet thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e policit Izet Demaj në Istog.
Veseli ka thënë se polici Demaj ra në krye të detyrës, duke mbrojtur me jetën e tij qytetarët dhe pronën e tyre.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e policit Izet Demaj, në Istog. Ai ra në krye të detyrës, duke mbrojtur me jetën e tij qytetarët dhe pronën e tyre. Në këto momente të rënda, e gjithë Kosova ndjen dhimbje për humbjen e këtij heroi të ligjit”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij të Facebook-ut.