Veseli: Kandidimi i grave për kryetare dëshmon besimin e PDK-së në forcën e tyre

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 14:09 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka mbajtur një takim me gra ndërmarrëse, mësuese, kryefamiljare dhe studente në Mitrovicë.

Ai ka thënë se këto zgjedhje edhe njëherë e kanë bërë të dukshëm dallimin e madh në mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe partive tjera, sa i përket rolit të grave në jetën publike.

“Ne kemi kandiduar tri gra për kryetare të komunave, kurse shumica e partive të tjera asnjë. Kjo flet shumë. Kjo tregon se për partitë tjera gruaja është veç dekor, kuotë formale që e imponon ligjin. Për ne përfshirja e grave në jetën publike është kusht i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik, fuqizimin e shoqërisë demokratike dhe përparimin e familjes kosovare”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se kandidimi i Valdete Idrizit për Kryetare të Mitrovicës është dëshmi e këtij koncepti të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Ajo është një zonjë e nderuar që me përkushtimin e saj të mëhershëm ka dëshmuar se sa shumë e do Mitrovicën dhe njerëzit e saj”, ka thënë Veseli.

Me Valdete Idrizin kryetare, ai ka thënë se është e sigurt se Mitrovica nga një qytet i kronikës së lajmeve negative, do të kthehet në storie suksesi dhe shembull për të gjitha gratë që aspirojnë të ndryshojnë shoqëritë e tyre, kudo që ato janë.

 

 

Të ngjashme