Veseli kërkon që të kompensohen orët e humbura në fundin e vitit shkollor

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 12:03 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se orët e humbura gjatë grevës së mësimdhënësve duhet të kompensohen në fundin e vitit shkollor, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ai i bëri në seancën e jashtëzakonshme me kërkesë të 42 deputetëve për kompensimin e orëve të humbura në arsim.

Ai tha se dëshiron që pas kësaj seance të autorizohet Komisioni Parlamentar për Arsim, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt.

 “Gjatë kohës së fundit pas kërkesave të disa shkollave kam iniciuar disa takime që kanë qenë dy paleshe me ministrinë e arsimit dhe MAShT. Ka një klimë pozitivë për tu tejkaluar këtë situatë”.

“Është nevoja që të kompensohen ato orë dhe orët e humbura të mësimit të kompensohen në fund të vitit shkollor. Nuk është mirë me e traumatizua situatën e cila mund të zgjidhet”.

Të ngjashme