Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është nënshkruar sot në Librin e zisë për vdekjen e ish-Sekretarit të OKB-së, Kofi Annan, i cili gjatë luftës në Kosovë dha kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës.
“Me vdekjen e Kofi Annan, bota ka humbur një diplomat dhe një paqedashës humanitar. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës do ta mbajnë mend gjithmonë emrin e ish-sekretarit të OKB-së, Kofi Annan”, ka shkruar ndër të tjera kryeparlamentari Veseli.