Veseli: Kosova e ka rrugën e qartë drejt integrimeve evropiane

Prishtinë | 25 Jan 2017 | 11:49 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentari  Kadri Veseli ka pritur në takim shefat e misioneve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në Kosovë.

Pas takimit ai ka thënë se ka ftuar përfaqësuesit e BE-së për të përçuar një mesazh që Kosova është vend evropian.

“Jemi krenarë që jemi vend evropian, kemi orientim perëndimor dhe integrimet Euroatlantike janë jetësore për ne dhe nuk janë vetëm prioritet politik, por janë vetë identiteti i ynë. Ne do të vazhdojmë  në rrugën e integrimeve Euroatlantike në mënyrë të pa lëkundur”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se Kosova nuk është më shtet as shoqëri konsumuese e stabilitetit, por është vetë kontribuues në stabilitet, “do të vazhdojmë reformat e fuqishme të përmirësimit të ambientit investues në Kosovë, në mënyrë që Kosova të transformohet edhe në një fuçi të zhvillimit ekonomik”.

“Ne do të vazhdojmë në rrugën e integrimeve atlantike në mënyre të pa lëkundur. Do të vazhdojmë kursin e komunikimit pozitë-opozitë, do të vazhdojmë forcimin e stabilitet të Republikës së Kosovës. Ne do të jemi bashkërisht si vend perëndimor në familjen e vendeve evropiane. Morëm zotimin e vendeve që të kemi takime edhe më të shpeshta në mes nesh që të vazhdojmë rrugëtimin evropian të Kosovës. Kosova e ka rrugën e vet të qartë drejt integrimeve evropiane”, ka thënë Veseli.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/ Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, vlerësoi ftesën e Kryetarit Veseli bërë përfaqësuesve të familjes evropiane.

“Ne patëm rastin të diskutojmë prioritetet e Kuvendit për vitin 2017 për sa i përket implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe Agjendës Evropiane të Reformave, si dhe akteve legjislative të rëndësishme për reformat në Kosovë”, tha Apostolova.

“Ne e përcollëm porosinë tonë si familje e BE-së për rolin e rëndësishëm të Kuvendit, të Kryetarit dhe të gjithë kolegëve për ta mundësuar procesin e reformave, sidomos në zbatimin e MSA-së. MSA-ja mbulon të gjitha sferat e jetës: krijimin e vendeve të punës, ekonominë, sundimin e ligjit, kulturën, arsimin. Zbatimi i saj është i një rëndësie të madhe. Kjo është arsyeja përse pakoja legjislative që Kuvendi do ta miratojë në këtë kontekst është shumë e rëndësishme për jetën e qytetarëve të Kosovës. Takimi i parë i nën-komitetit të MSA-në për drejtësi, liri dhe siguri është duke u zhvilluar sot në Prishtinë. Kjo është shumë e rëndësishme dhe i falënderoj institucionet e Kosovës që e mundësuan këtë.”

Apostolova e përgëzoi Kryetarin për njoftimin se raporti financiar i partisë më të madhe politike do të publikohet së shpejti, dhe për zotimin se emërimi i Ministrit për Integrime Evropiane do të bëhet brenda një jave.

Ambasadorë të vendeve të ndryshme anëtare të BE-së, ndërkaq, duke e falënderuar Kryeparlamentarin Veseli për ftesën e tij, e kanë cilësuar takimin të qëlluar dhe praktikë të mirë, e cila duhet të vazhdohet edhe në të ardhmen.

Kryetari Veseli takoi shefat e misioneve diplomatike të vendeve të BE-së (6) Kryetari Veseli takoi shefat e misioneve diplomatike të vendeve të BE-së (2) Kryetari Veseli takoi shefat e misioneve diplomatike të vendeve të BE-së (1)

Të ngjashme