Veseli: Kuadrot e reja të jenë të përgatitura për tregun e punës

Prishtinë | 06 Tet 2016 | 12:38 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të Shkollës së Mesme të Mjekësisë, “Luciano Motroni”, në Prizren.

Duke përgëzuar nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle për objektin e ri, kryeparlamentari Veseli, u shpreh i kënaqur me kushtet të cilat ofron kjo hapësirë e re mësimore, duke iu mundësuar nxënësve të saj të mësojnë në kushte të njëjta me bashkëmoshatarët e tyre në vendet e zhvilluara.

Kreu i Kuvendit theksoi se të gjitha shkollat në Kosovë duhet të pajisen me kabinete të informatikës dhe laboratorë të shkencave ekzakte, në mënyrë që nxënësit të kenë mundësinë që të mësuarit teorik, ta materializojnë në mënyrë praktike.

“Kuadrot e reja që do të dalin nga shkollat e Kosovës, si kjo të cilën po e përurojmë sot, duhet të jenë sa më të përgatitur dhe adekuat për nevojat e tregut të punës. Prandaj, nevojitet angazhim i të gjithëve që ta ngrisim cilësinë në arsim dhe ta përmirësojmë edhe më tej infrastrukturën shkollore. Në këtë drejtim, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht”, theksoi Veseli.

veseli1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme