Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar dëshmorin Xhevat Jusufi i cili 18 vjet më parë ra në krye të detyrës.
Veseli tha se i përjetshëm do të qëndrojë kujtimi për sakrificën e tij dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë.
“18 vite më parë, në Janarin e egër te vitit 1999, në krye të detyrës, ra njëri nga luftëtarët më trima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Shalës, Xhevat Jusufi. I përjetshëm do të qëndrojë kujtimi për sakrificën e tij dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë”, shkruan Veseli në Facebook.